Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili doli në një konferencë shtypi duke akuzuar Kryeministrin Rama se ka bërë hetime të paligjshme paralelisht me ato të Prokurorisë.

“Sot duhet të kishim hapjen e hetimit për kryeministrin i cili ka bërë hetime të paligjshme paralele. Me fonde të paqena. Me audio përgjime që nuk ekzistojnë dhe ka manipuluar botërisht opinionin publik. Ende nuk kemi hapjen e hetimit por nuk kemi as thirrjen e tij në cilësinë e dëshmitarit. Pra përfundimisht, përballë shqiptarëve kemi dy drejtësi, një drejtësi e cila mbron kryeministrin dhe ministrat e tij pa asnjë hezitim, në mënyrë të hekurt e bën këtë gjë”, tha Vasili.

Vasili i rikthehet deklaratës së Kryeministri para pak ditësh pas publikimit nga PD të audiopërgjimin.

“Kryeministri i Shqipërisë para pak ditësh në grupin e tij parlamentar deklaroi, lidhur me audio përgjimin i cili është përcjellë nga gjithë opinionin publik. Kryeministri tha – unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare, për ekspertizën e këtij inçizimi. Unë tha kryeministri kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore dhe mua tha, ajo përgjigje më mjafton, për tu thënë juve se jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik. Këto tha kryeministri i vendit përpara gjithë shqiptarëve, në mbledhjen e grupit të tij parlamentar. Ka disa pyetje të mëdha të cilat nuk janë pyetjet tona por janë pyetjet që i gjithë opinioni publik dhe çdo shqiptar i thjeshtë normal i bën. Pyetja e parë, kush ia dha audio përgjimi norigjinal kryeministrit të Shqipërisë pasi këtë audio përgjimi origjinal e disponon vetëm Prokuroria e Shqipërisë. Në rast se ky e ka atë audio përgjim origjinal, në këtë çështje është implikuar në mënyrën më të rrezikshme, më të dënueshme dhe vetëshkatërruese, prokuroria. Së dyti, me çfarë tagri e kërkoi kryeministri i Shqipërisë që të bënte një verifikim të tillë. Privatisht apo shtetërisht. Pse kryeministri i Shqipërisë, lind pyetja, mashtroi për një çështje, ku hetimi kishte filluar? Pasi që ai nuk ishte bërë hetim dhe nuk ishte marrë përgjigje kjo është fare e qartë. Këtë e kupton çdo shqiptar”, thotë Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA