Qindra banorë të lagjes “5 maji” në Elbasan prej disa vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët thonë se megjithesë infrastruktura për furnizimin me ujë është shtruar, përsëri zona nuk po furnizohet me ujë.
Sipas mundësive, banorët kanë hapur puse, dhe pavarësisht se uji i pusit nuk është i këshilluar të konsumohet, banorët nuk shohin asnjë zgjidhje tjetër.
Top Channel u interesua dhe pranë Bashkisë së Elbasanit e cila pranon problematikën e kësaj zone, por sipas pushtetit vendor, bëhet fjalë për një zone informale e cila ujin e pijshëm e shpërdoron për vaditje.
Gjithesësi, sipas Bashkisë së Elbasanit do të ketë kontrolle të rrepta për mos shpërdorimin e ujit të pijshëm në mënyrë që të gjithë të furnizohen njësoj.
Top Channel