Si të mos mjaftonte grabitja e bagëtive, fermerëve të fshatrave përreth Tiranës, po i grabisin edhe kosheret e bletëve.
Familja Brahja në fshatin Mustafakoç rreth 20 km nga Tirana, ra pre e grabitësve të cilët i’u futën në bahçe në mes të natës…Dëmi financiar i shkaktuar nga hajdutët është i konsiderueshëm…
“Ja vendi i bletëve, 4 koshere morën nga 11, do i mershin të gjitha, po kanë dëgju lëvizjet. Dëmi nga 250 mijë lek një koshere i thonë 1 milionë lek të vjetra”, thotë i dëmtuari.
Vjedhje të koshereve të bletëve, kohët e fundit janë raportuar edhe në fshatra të tjerë të Tiranës, madje edhe në Surrel, fare pranë banesës së kryeministrit.
“Shteti të jetë më aktiv, t’i ndjekë këto raste se tashi i bie me dal me armë në krah me i rujt vetë”, thotë një tjetër banor.
Vjedhjet e koshereve të bletëve kohët e fundit janë raste të padëgjuara më parë pasi dhe gojëdhënat, sipas fshatarëve thonë se vjedhja e bletës sjell fatkeqësi si për hajdutin edhe të zotin.
Top Channel