
24/02 19:13
Pretendon se është në muajin e 6 të shtatzënisë duke pritur fëmijën e saj të tetë, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Bëhet fjalë për Maria de la Luz, e cila tashmë është në moshën 70-vjeçare dhe nëse pretendimet e saj janë të vërteta, atëherë do të bëhej nëna më e vjetër në botë. 70-vjeçarja u ka thënë gazetarëve se pret një vajzë, duke u treguar “EKO” me ultratinguj.
Maria de la Luz nga Meksika, është 4 vite më e vjetër se Maria del Carmen Bousada de Lara, e cila aktualisht është nëna më e vjetër pasi lindi në moshën 66 vjeçare.
Top Channel