Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro po kërkon një mandat të dytë gjashtëvjeçar në zgjedhjet e sotme, që po bojkotohen nga opozita si “kurorëzimi” i një diktatori dhe dënuar nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

55-vjeçari Maduro pritet të fitojë pavarësisht nga një krizë që po rëndohet me mungesa ushqimore dhe rritje inflacioni, ndërsa prodhimi i naftës ka rënë ndjeshëm në një nga vendet që dikur ka qenë një nga prodhuesit kryesorë.

Ish-guvernatori Henri Falcon është rivali kryesor Maduros, por shanset e tij janë dobësuar nga prania e një kandidatit të dytë në garë përballë Maduros, pastori Javier Bertucci.

Një fitore e Maduros mund të sillte si rezultat më shumë sanksione, përfshirë sanksione për naftën nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe më shumë masa nga Bashkimi Evropian dhe Amerika Latine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA