Edhe pse u mendua se zgjidhja përfundimtare e emrit të Maqedonisë ishte më pranë se kurrë, qeveria greke e përmbysi situatën. Një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë të shtetit helen, kryeministri Aleksis Tsipras është tërhequr nga propozimi «Republika Ilindenska Makedonija».

Nga kabineti i shefit të ekzekutivit grek mbërriti reagimi se është për t’u përshëndetur fakti që pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, për të gjitha përdorimet, por kaq ishte e gjitha.

“Ne i inkurajojmë për çdo rast fqinjët tanë, që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit, Matheë Nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Tsiprasit.

Një ditë më parë, gati të gjithë liderët e opozitës greke e refuzuan propozimin e ri me pretendimin se përmes tij “përforcohet irredentizmi” dhe se përmban elementë shovinistë. Emri “erga omnes”, që përmend qeveria greke, nënkupton një përcaktim me përdorim si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nga të gjithë.

Orët e fundit në një bisedë telefonike, zv/presidenti amerikan Mike Pence e kishte përgëzuar kryeministrin Tsipras për rolin e tij në negociatat për emrin e fqinjit verior të Greqisë, duke kujtuar se edhe koha e bisedimeve duhet marrë parasysh, ndërsa lideri grek ka vënë edhe njëherë në dukje pozicionimin e qeverisë së tij për çështjen në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA