Partia kryesore opozitare maqedonase VMRO-DPMNE tha se është kundër ndryshimit të emrit të vendin në Republika Ilindenska Makedonia, duke rrezikuar perspektivën për zgjidhjen mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë.
Kryeministri Maqedonas Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras diskutuan propozimin gjatë samitit të Sofjes këtë javë dhe mediat raportojnë se një marrëveshje paraprake është arritur.
Por Zaev i duhet mbështetja e VMRO-DPNE për pranimin e këtij emri. në krahun tjetër, edhe Tsipras po përpiqet shumë që të fitojë mbështetje politike për këtë plan.
Koalicionit të Zaev i duhen dy të tretat e 120 votave në parlament që të miratojë ndryshimet kushtetuese për emrin e ri. Diçka qenë duhet e vështirë, sidomos me shkopin që VMRO-DPMNE po i fut në rrota.
“VMRO-DPNE nuk do të mbështesë asnjë ndryshim të kushtetutës me qëllim për të ndryshuar emrin kushtetues të vendit”, deklaroi kreu i partisë Hristijan Mickoski pas takimit me Zaev.
Edhe Kryeministri grek Tsipras nuk po mundet që të krijojë mbështetjen e duhur për emrin e ri, pasi partnerët në koalicion, grekët e pavarur, thonë se nuk do të pranojnë asnjë emër që të ketë brenda termin Maqedoni. Ndërsa partia më e madhe opozitare Demokracia e Re tha se propozimi i fundit është i papranueshëm.
Top Channel