Incidenti i ndodhur me kryebashkiakun e Selanikut, që u sulmua dhe dhunua gjatë një manifestimi, ka shkaktuar reagime të shumta të klasës politike në Greqi.

Së fundi për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që vlerësoi figurën e Janis Butaris, si forcë të arsyes dhe modernizimit.

“Janis Butaris është një forcë e mahnitshme e arsyes dhe modernizimit. nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre përmes dhunës. Solidaritet me qytetarët dhe kryebashkiakun e Selanikut”, shkroi Veliaj në Twitter.

Kryebashkiaku i Selanikut u sulmua në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA