Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ishte në Bashkinë e Fushë – Arrëzit ku inspektoi shkollën “Pjetër Arbnori”, e cila është rikonstruktuar së fundmi.
Më pas, ai mori pjesë në panairin me prodhime tradicionale të zonës si dhe në Festivalin XV Mbarëkombëtare të instrumentistëve të vegjël popullor.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Bushati u shpreh se artistët e së ardhmes janë një kontribut i pazëvendësueshëm për kulturën dhe traditën tonë në këtë kënd të Evropës.
Mikpritja dhe bujaria e Fushë-Arrëzit kanë bërë që fëmijë nga treva të tjera të Shqipërisë të vijnë në familjet e fëmijëve të kësaj zone, si një mundësi më e madhe për t’i miqësuar me njëri – tjetrin, për t’u njohur më mirë, për të kuptuar më shumë nga njëri – tjetri, për mësuar më shumë nga njëri – tjetri, për të rivalizuar dhe konkurruar njeri – tjetrin.
Shpirti i vëllazërisë, për Bushatin është një element që duhet mbështetur dhe çuar përpara, duke e bërë këtë festival mbarëkombëtar një shenjë dalluese të veçantë të Fushë- Arrëzit dhe promovim të talenteve shqiptare pavarësisht se ku ata jetojnë.
Top Channel