22/12 20:40
Një ish-“luftëtar” i WWF është masakruar nga 6 të rinj pranë banesës së tij për një vend parkimi.
Tom Magee, 59 vjeç, ka mbetur me nofulla të thyera, një çarje të thellë në sy dhe tejet i tronditur pas kësaj ngjarje.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi në lagjen Mar Vista në Los Anxhelos.
“Gjithçka nisi për një vendparkimi. Ata e goditën pa mëshirë në kokë dhe në fytyre Tom Magee”, tha një fqinje. 59-vjeçari u dërgua në spital dhe pas ndihmës mjekësore, u kthye në shtëpi.
Departamenti i Policisë në Los Anxhelos po heton ngjarjen.
Top Channel