Mjaftuan vetëm 48 orë reshje që fshatrat e Biçukasit dhe të Gërmenjës së vogël në Divjakë të gjendeshin nën ujë. Rreth 300 hektarë tokë e mbjellë mbetën nën pushtetin e tij për më shumë se 3 ditë.
Pas pushimit të reshjeve banorët e këtyre fshatrave dolën për të bërë bilancin e dëmeve i cili sipas tyre ishte shumë i madh.
Banorët akuzojnë bashkinë dhe bordin e kullimit si shkaktarë të kësaj përmbytje pasi gjithçka ndodhi për shkak të bllokimit të kanalit në zonën e Kularit të Divjakës, i cili nuk lejoi që uji që nga hidrovori të largohej nga kanalet dhe solli përmbytjen e tokave.
Banorët kërkojnë nga shteti dëmshpërblim pasi dëmi erdhi nga njeriu dhe jo nga natyra.
Një përfaqësi e këtyre banorëve ishte në bashkinë e Divjakës por nuk munden të takonin askënd. Ata debatuan edhe me kryeplakun e fshatit i cili sipas tyre kishte deklaruar në bashki se ka përmbytje të vogla.
Për këta banorë bujqësia është i vetmi burim jetese.
Top Channel