Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.
Rreth 100 000 persona pritet që të qëndrojnë anës rrugëve, me shpresën se do të shohin sadopak çiftin e lumtur.
600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.
Ajo që ka rënë në sy në janë forcat e shtuara të policisë. Snajperë në tarraca, ushtarë të armatosur që patrullojnë rrugët, por jo vetëm. Mediat shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.
Kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses.
Top Channel