Dhuna në komisariat, qytetarët e Korçës: Është e papranueshme
19/05/2018 15:03
Një ditë më parë në Korçë u bë protestë për Enean. Shumica pjesëtarë të komunitetit rom dolën në rrugë në një kortezh proteste. Me arkëmortin e Enea Ftojt në duar ata hodhën parulla kundër dhunës dhe diskriminimit racor.
Kortezhi me thirrje kaloi edhe para komisariatit të policisë ku ndodhi ngjarja dhe ku ende policët që e dhunuan janë në detyrë. Në policinë e Korçës, thonë se çështja i ka kaluar prokurorisë.
Reagimi i komunitetit rom në Korçë ishte dje i vetmi reagim qytetar për një fenomen që në këtë qytet ka prekur edhe jo romët. Një ditë më pas qytetaret e Korçës, dënojnë dhunën.
Top Channel