Trump i kundërpërgjigjet Tusk: BE e tmerrshme në tregti me SHBA

18/05/2018 09:52

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur komenteve të presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, sipas të cilit, Evropa nuk mund të mbështetet më tek SHBA. Në fillim të samitit të BE në Bullgari, Tusk tha: Me miq të tillë, kush ka nevojë për armiq.

Trump u pyet mbi komentet në një takim ku merrte pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Bashkimi Evropian ka qenë i tmerrshëm për SHBA në tregti, ka qenë i tmerrshëm për punonjësit tanë”- tha ai. Trump iu referua mungesës së balancave në importe, mes rajoneve, dhe solli si shembull makinat që dërgohen nga SHBA në Evropë përballen me një taksë importi prej 10 për qindësh, ndërsa makinat evropiane që hyjnë në shba, taksohen me vetëm 2.5 për qind. Është shumë e vështirë për ne të shesim makinat tona në bashkimin evropian.

Por, Bashkimi Evropian, në këtë rast Gjermania, i kalon Mercedes-at dhe BMW-të e saj në SHBA, pa asnjë barrierë. Ata paguajnë një taksë të vogël ndërkohë që bashkimi evropian kërkon nga ne një taksë gjigante.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi presidenti Tusk tha se bisedimet e tregtisë së lirë në disa fusha, mes BE dhe SHBA nuk do të fillonin deri sa uashingtoni ti garantonte bllokut një përjashtim të përhershëm nga tarifat e aluminit dhe hekurit.

Deklaratat e Trump e lënë industrinë gjermane të makinave veçanërisht të ekspozuar, pasi SHBA përfaqëson tregun e dytë më të madh për të. Në takimin ku merrte pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump po ashtu veçoi Gjermaninë si një nga vendet anëtare të NATO-s që nuk kontribuon aq sa duhet në aleancën ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA