Me një pushkë automatike të hedhur pas krahëve, taka të larta dhe një fustan të shkurtër, një e sapodiplomuar rindezi debatin e armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara.
Kaitlin Bennet u diplomua në Universitetin Shtetëror të Kentit, në Ohajo në degën e Biologjisë.
Një ditë pasi mori diplomën dhe nuk quhej më studente e këtij institucioni, 22-vjeçarja u rikthye në ambientet e jashtme universitare për të shkrepur disa foto e “armatosur deri në dhëmbë”. Në dorë mbante shënimin kërcënues “Ejani merreni!”, ku ishte vizatuar gjithashtu edhe arma.
Ajo postoi në Tëitter të gjitha e shkrepura dhe sqaroi për ndjekësit domethënien e këtij veprimi.
“Protestova kundër rregullave të universitetit që nuk u lejon studentëve, profesorëve dhe punonjësve të tjerë që të mbajnë armë në ambientet e institucionit, ndërsa u lejon personave të jashtëm që të lëvizin të lirë me këto armë në ambientet e jashtme të universitetit”, thotë ajo.
Ajo kujtoi gjithashtu se Universiteti i Kentit ishte vendi ku katër studentë të paarmatosur u qëlluan dhe u vranë nga qeveria, duke iu referuar këtu incidentit të vitit 1970, kur ushtarët u përplasën me protestuesit kundër luftës së Vietnamit.
Në një tjetër postim në Facebook, Bennett thotë se po promovonë të drejtën për t’u vetëmbrojtur. Ajo është një mbështetëse e idesë që përgjigjja më e mirë kundër vrasjeve në masë nëpër institucionet arsimore në vend është autorizimi i personave që të mbajnë armë.
Top Channel