Meta pret zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin

18/05/2018 22:01

Presidenti Ilir Meta priti të premten zv/kryeministrin e Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Bujar Osmanin.

Sipas Zyrës së Shtypit të Presidencës, gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni.

Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet tona në Bashkimin Evropian, pas Samitit të Sofjes.

Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s, dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA