Partia Demokratike nuk e bëri të ditur emrin e gazetarit që ka bërë përgjimin, por ai që intervistoi Albert Veliun dhe intervista e publikua nga PD, është Jetmir Olldashi.
Top Channel i kërkoi një intervistë kolegut, por pas disa hezitimeve ai refuzoi të fliste. Megjithate nuk e mohoi te ishte autori i intervistes
Po kush është gazetari Jetmir Olldashi. Ai ka një eksperiencë të gjatë si gazetar.
Jetmir Olldashi, aktualisht administron portalin online “Boldnews”, si dhe është pjesë stafit të emisionit “Ajsberg” që drejtohet nga gazetari Artur Çani. Ndërsa më herët ka qenë pjesë e stafit të emisionit “Të Paekzpozuarit” të Ylli Rakipit gjatë kohës kur emisioni transmetohej në “Ora News”. Kolegët e tij thonë se më herët, ka punuar edhe pranë Autoritetit të Mediave Audiovizuale.
Partia Demokratike u kujdes ta shmangte emrin dhe fytyrën e tij gjatë transmetimit të intervistës me Albert Veliun, por kolegët që e njohin e identifikuan nga zëri dhe ai vetë nëpërmjet telefonit e konfirmoi se është autori i kësaj interviste, por ende mbetet mister kush është gazetari që sipas Enkelejd Alibeajt, realizoi përgjimin.
Top Channel