Brigjet e Liqenit të Fierzë mbeten të ndotur. Edhe këtu, aksioni i zhvilluar në fund të muajit prill nuk e ka përmirësuar situatën.
Mjafton pak shi dhe në liqen pluskojnë shishe plastike dhe mbetje ushqimore e industriale të gjithfarllojshme. Edhe këtu thasët me mbetjet nga pastrimi qe kreu prefektura kanë mbetur në afërsi të liqenit dhe nuk janë larguar. Madje po përdoren, siç thonë banorët, nga vetë ata për të krijuar prita mbrojtëse.
Mbetjet janw problematike në Kukës edhe më thellë në tokë. Në lagjet periferike grumbujt e mbetjeve te hedhura nga qytetarët në mungese edhe të kontinierëve gjenden ngado. Mbetjet përzihen me inerte dhe ngurtësohen pa asnjë mundësi dekompozimi në mënyrë natyrale.
Këto mbetje janë kthyer tashmë në një rrezik për mjedisin por deri tani askush nuk ka ndërhyrë për largimin e tyre.
Top Channel