Mjaftuan vetëm pak orë reshje shiu që një zonë në Gosë t’i ngjaje një Liqeni.
Bëhet fjalë për rreth 30 hektarë toke të mbjella, të cilat janë nën pushtetin e ujit. Ka 2 ditë që shiu ka pushuar, por uji nga këto toka nuk është larguar.
Banorët shprehen se dëmi është i lartë pasi të gjitha tokat janë të mbjella me foragjere,agrume e perime.
Veç tokave, dëme ka patur dhe në disa biznese të zonës. Ata ja vënë fajin ndërtimit të rrugës dytësore të autostradës Lushnje-Rrogozhinë, ku kanalet nuk janë bërë në standardet e duhura.
“Jemi ankuar pranë njësisë administrative në Gosë dhe përgjigja ka qenë: ndërhyni vetë ku të gjeni pikën më të ulët”, thonë banorët.
Por kjo situatë do të zgjasë edhe më shumë nëse nga organet përkatëse nuk do të ketë ndërhyrje. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë pranë këtyre banorëve askush nuk ka ardhur t’i shikojë dëmet që iu janë shkaktuar.
Top Channel