Samiti i Sofjes, Tusk: Të diskutojmë substancat jo data për anëtarësim

17/05/2018 15:26

Gjatë konferencës së përbashkët në Samitin e Ballkanit që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, Donald Tusk, president i Këshillit të Europës, kur u pyet nëse viti 2025 është afati final për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor u shpreh se nuk duhet të flasim për datë, por për substanca.

Tusk theksoi se nuk do të ketë një zgjerim të shpejt të BE pasi do të prishte procesin.

“Duhet të diskutojmë për substancat dhe jo për datat. Në çdo pikëpamje ky rajon është pjesë e Europës. Skepticizmi në Europë është i madh kur diskutohet për zgjerimin. Nuk kam dyshime që në të ardhmen duhet të kemi mjaft probleme dhe diskutime, por procesi duhet të jetë i qartë. Nuk kemi qëllim ta prishim këtë proces, duke sugjeruar gjëra realiste, për shembull një hyrje të shpejt në BE. GDP dhe popullsia na tregon se anëtarësimi për këtë rajon nuk duhet të jetë i madh, por nëse e shohim të ndarë, telashet janë shumë më të mëdha se sa Gjermania dhe Franca së bashku. Nga sot, unë di se hapat serioze në rrugën drejt Europës janë të përcaktuara”, tha Tusk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA