23/11 15:53
Pasi kryetari Basha mbylli fjalën e tij në Kuvend mes debateve me Ruçin, Partia Demokratike lëshoi një njoftim për mediat.
Në njoftim bëhet e ditur se në orën 13:30 nga selia e PD do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme.
“Se jo vetëm që audiopërgjimi është autentik, e nuk mund ta ekspertojë këtë vila e Surrelit, edhe se dëshmitë faktet, për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të oragnizuar, janë të plota dhe të thella!
Ajo që keni parë është maja e ajzbergut. Edhe ajo që do të shikoni sot është akoma mbi ujë. Nuk doja kurrë ta thoja këtë, por fjalët në gjuhën shqipe, kaq janë. Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma!”, paralajmëroi Basha në seancë.
Top Channel