Sipas Meteoalb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat jugore, ku do të ketë vranësira të dukshme, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës kur priten shira të izoluar në ekstremin juglindor të vendit.

Era fryn e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rritje të lehtë të vlerave termike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA