Basha tha se Rama dhe Xhafaj u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj kush është dëshmitari X por ata bënë gjithçka për ta kapur, joshur kompromentuar dëshmitarin, para se ai të jepte këtë dëshmi tronditëse.

Quhet Albert Veliu dhe është 51 vjeç dhe arsyeja pse e bëri këtë është pikërisht mbetje qejfi me Agron Xhafajn, i cili e braktisi në kohën kur ai vuajti dënimin në burg në Itali në 2005-ën. Ai thotë se përgjimi nuk ka dalë nga ai, dhe ka qenë të lokali i djalit kur ka parë mediat të flasin për këtë. Madje ai thotë se filmime të tjera mund të ketë vetë Agron Xhafaj.

“Albert Veliu, 51 vjeç. Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ’93-’99, në 2000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002. Shisja kokainë në Itali”, nis rrëfimin dëshmitari X që tashmë ka identitet.

Ai vijon të thotë se në 2005 i ndodhi aksident në punë dhe kreu një dënim prej 7 vjetësh, ku u kap me kokainë, plotë 12 kg. “U kapa në Pescara, bëra dënimin. Kurse nga Agroni ishte mbetje qejfi. Gjatë kësaj kohe që punonim bashkë nuk më solli një copë letër si shok. Kur dola nga burgu vij në Shqipëri, e takoj, më ofroi gjoja një nder për punë për djalin, kamarier. Djali është 22 vjeç”, thotë ai.

Agronin thotë ai komandon Vlorën, kurse Ermali që përmendet në audio përgjim është skafist. Dhe në rrugën që bëri ai tha se nuk kishte frikë nga policia pasi rrugët ishin të hapura.

Zbardhja e plotë
Si quhesh?
Dëshmitari X: Albert Veliu
Sa vjeç je?
Dëshmitari X: 51 vjeç
Me kë jeton?
Dëshmitari X: Pa punë. Me rrogën e djalit.
Çfarë ke bërë në jetë?
Dëshmitari X: Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ’93- ’99. Në 2000 u shkëputa në Itali punova bashkë me zotin… me grupin e Agron Xhafajt deri në 2002.
Çfarë pune ke bërë?
Dëshmitari X: Kam punuar punën e kokainës, të gjitha gjërave.
Shisje kokainë, çfarë bëje?
Dëshmitari X: Shisja kokainë në Itali.
Po në det ça pune bëje?
Dëshmitari X: Kam punuar shoqërues gomone, po kam hequr dorë në 2000.
Pse hoqe dore?
Dëshmitari X: Hoqa dorë se përballoja dot më atë punë, shpëtova dy herë nga vdekja, do isha mbytur.
Po Agronin si e njeh?
Dëshmitari X: E njoh që në Itali, me anë të mikut tim, me anë të Refatit që solli drogën në Itali me anë të punës në Itali.
Agroni ishte me punë atje?
Dëshmitari X: Normale, komandonte punën që të merrnin mallin dhe e shisnim.
Po pastaj?
Dëshmitari X: Në 2005 më ndodhi aksidenti në punë dhe kreva dënim prej 7 vjetësh.
Me çfarë u kape?
Dëshmitari X: U kapa me kokainë, 12 kile.
Me gomone?
Dëshmitari X: Jo u kapa në Pescara, bëra dënimin që më takonte, në shkallë të parë 15 vjet, Apeli ma la 8 vjet, një vit paraburgu ma la 7 vjet. Me Agronin qe qejfmbetja. Gjatë kësaj kohe që ne punonim bashkë, ai nuk më solli një paketë cigare, një copë letër si shok, aq sa kishim bërë për njëri-tjetrin. Kur dola nga burgu erdha në Shqipëri, e takoj, më ofroi gjoja një punë për djalin, kamarier.
Në ça viti?
Dëshmitari X: Në 2007, se në 2006… jo në 2016, punë për djalin. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj se përballoi dot me punët e shtëpisë e hoqën. Para 6 muajsh, pesë muajsh, nuk e di saktë, që flasim pastër, i kërkova të më bënte një nder… 4 muaj ka… i kërkova të më bënte një nder për të hedhur barishte për Itali.

Çfarë barishte?
Dëshmitari X: Hashash.
E ça do e bëje hashashin?
Dëshmitari X: Do e çoja në Itali. I kërkova favor, më prezantoi me këtë Ermalin.
Ti ia kërkove vetë favorin?
Dëshmitari X: Ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, dhe e vura në provë sa do qe për mua si Albert. Dhe në momentin që u bë gjithçka gati për tu bërë rruga, unë nuk doja ta bëja atë rrugë se i kisha bërë 7 vite dënim, por vërtetova që…
Po ti ia kërkove vetë..?
Dëshmitari X: E kërkova atë rrugë po nuk doja ta bëja se nuk dua të vazhdoj me këtë lojë biznesi, vetëm e vura në provë për ta zhveshur se kush është Agron Xhafaj.
Po pse?
Dëshmitari X: Po sepse më ngeli qejfi, kur isha në burg nuk më solli një paketë.
Po tani ai ka një jetë normale…
Dëshmitari X: Është biznesmen, është mes të gjithave, është komandanti i Vlorës.
Si komandant i Vlorës?
Dëshmitari X: Por, zotëri me biznese, me dyqane, me zonë ndërtimi…
Po pra, po çlidhje ka ai me hashashin?
Dëshmitari X: Po atë punë ka bërë tërë kohën, jo vetëm me mua po dhe me shumë të tjerë, që mbase nuk ua di emrat, por mua më bëri favor ‘bujrum,sille këtu çantë’.
Unë e njihja atë, nuk e njihja sot kisha vite që e njihja.
Dhe ai nuk ka ndryshuar fare gjithë këtë kohë?
Dëshmitari X: Tani, mua mu përgjigj, u tregua korrekt, më tha sille.
Me Ermalin, ca është ky, shef kufiri.
Nuk ia di as mbiemrin?
Jo jo, mbiemrin nuk ia di.
E ke takuar këtë Ermalin?
Dëshmitari X: Po jemi ulur në tavolinë dhe kemi folur ca janë këto që janë falso, të verifikohen pastaj të më dalë emri i pastër, mos të dalë në foto nesër.
Çfarë tha Ermali?
Dëshmitari X: Agroni tha do vesh te Ermali tha do të të them unë.
Po?
Dëshmitari X: E lamë një vendtakim, bile atë ditë ka rënë që do bënim xhade, që unë nuk u paraqita se të thashe që të shkruanin hetime të jetoj i pastër si dikushi, siç vuajta unë dënimin, të vuanin të tjerët.
Ti nuk hipe?
Dëshmitari X: Jo, jo si hipja unë skafit më, dhe nuk e bëja më. Dua të jetoj me djersën e ballit e të ha një copë bukë. Të punoj aty në komunale, sa të ha një copë bukë nuk merrem më. Thjesht e vura në provë.
Si arrite këtu?
Dëshmitari X: Si të tjerët, me informacionet e mia, me miqtë e mi.
Ca të thanë?
Dëshmitari X: Ça pune bën, është njeri i saktë, është korrekt.
Që të më ndihmonte për mall në Itali, kam miqtë e tij që njoh. Mua më dha një drejtim, një rrugë që do vesh te filani, Ermali qe skafis… e njohëm.. nga e keqja. S’mund të dalin prapë se janë dhënë dhe njëherë ato falso nga dikush që është më lart nga i vëllai i tij që na qenka ekspert fjale dhe unë prapë ia shpreh dhe ia them si të dojë që unë nuk jam për atë lloj rruge. E vura në provë dhe çdo njeri të vazhdoj jetën e tija dhe unë vazhdoj jetën time.
Pse e vure në provë?
Dëshmitari X: E vura në provë se ashtu më la dhe mua në baltë, më ktheu kurrizin kur isha brenda, dhe unë i ktheva kurrizin, nuk dua të merrem me asnjë lloj gjëje, veç me familjen time e fëmijët e mi.
Kështu janë gjërat, siç ia bën një njeriu ashtu do e pësosh. Sot ai është dikush, unë pa bukë në shpi..
Po me të më kishte lidhur jeta që në 2000-2002
Kishte me drejtorin e madh dilte shpesh, me këtë shefin e kufirit, ca të them punët e tyre, ndoshta punon dhe në shtet, unë nuk di gjë.
Ça malli do çoje?
Dëshmitari X: Unë do çoja një 100-ntshe, gjallë në botë nuk e… do çoja një 100-tshe, arrita të bëja 20, që ti blija me lekë borxh, e ato 100 kile ku.
Ta blija mallin me lekë borxh
Ça do paguaje me lekët?
Dëshmitari X: Transportin, e të gjitha.
Po ata kishin gomonen?
Dëshmitari X: Po normale gomonen, ata e kishin se unë ça kisha, nuk jam kadi, unë jam hallexhi.
Ishin të gjitha të zgjidhura, rrugët të gjithat ë hapura.
Dëshmitari X: Ermali… Agroni tha kur të vijë dita do vesh do takosh Ermalin. Nuk e di ça ka qenë, shef kufiri a … nuk e di
Dëshmitari X: Atë ditë që do bëhej rruga u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje, deti ka qenë 7-8 ballë. Dhe u shpërndamë se është vështirë tha të punojmë. Kanë ndodhur shumë probleme tha dhe nuk mund ta vazhdojmë më tej.
Dëshmitari X: Unë nuk jam si të thuash institucioni më i besuar, çoje në prokurori, çoje kujtdo janë gjëra që… ishin manipuluar diku nuk e di. Këtu kam besim që luftohet gjithçka me drejtësi.
Dëshmitari X: Me politikë as jam marrë as merrem kurrë.
Çfarë ka ndodhur këto ditë?
Dëshmitari X: Mua tani që bërën përgjimin këto ditë, bile që ditën e parë më thotë djali im, je bërë figurë në Vlorë. Isha me miqtë e mi po pija një kafe, si çdo prind, vete im bir dëgjon videon e përgjimit i kishte thënë shoku i Agronit, i kishte thënë pronarit të djalit tim. Brenda gjysëm orë që doli përgjimi. Shiko se babai është bër figurë e njohur në Vlorë. Vete e shikoj te këto, ça janë këto, se nuk marr vesh nga këto telefonat me gishta, në internet, lexoj më tha mua zëri jot. Si ka mundësi thashë.

Dëshmitari X: Pronari i djalit, se këtë ia kishte thënë tjetri, shoku i ngushtë i Agronit dhe i imi i kishte thënë që zëri babait është. Dhe prapë sot që po flasim i kishin vajtur djalit te puna shefi i krimeve…
Si e ka emrin?
Dëshmitari X: Alket. I thotë do takoj babain këtu se ka kaluar në mbrojtje. Unë nuk kam bërë gjë që të kaloj në mbrojtje. Unë jam një fukara me punë shtëpie, ai i thotë të më mbrojë mua.
Nuk ke frikë?
Dëshmitari X: Frikë nuk kam se nuk i kam borxh njeriu. Ça borxhi kam?

Dëshmitari X: Le të bëjnë ça kanë në plan. Unë di jam njeri i drejtë, e mua të më vijë shefi i krimeve të më vërë në mbrojtje. Ça kam bërë? Të më thotë pse jam në mbrojtje, kush e ka urdhëruar të më marë në mbrojtje? Nga kush? Ku doli ky emri im, nuk është shpallur emri im, ja më thuaj ti?

Dëshmitari X: E shikon që ata thonë që janë përfolur,që kanë qenë në përgjim të Agronit apo dikujt tjetër, Agroni është vetë i vetëdijshëm
Ke materiale të tjera ti për Agronin?
Dëshmitari X: Materiale të tjera s’kam ça të them. Agroni ka bzinesin e tij, jetën e tij e mua smë intereson.

Dëshmitari X: Përgjime të tjera unë nuk kam bërë, i ka bërë vetë Agroni jo unë. Ku di unë me dashje a pa dashje i di Agroni jo unë.

Dëshmitari X: Po normale, ku di unë ca i është vënë Agronit, e më akuizon Andoni në anën tjteër., Ato janë të gjitha fakte reale si zëri që kemi folur… gjithmonë e ha një fukara jo një i pasur.

Dëshmitari X: Zëri i atij, thonë zëri im, i Ermalit dhe Altinit, tani po ka zë tjetër, mund të jetë dhe zëri i plakut tim nga banesa, ku di unë.
Dëshmitari X: Çoje ku të duash, ai zë është
Po ti vetë kur e kujtove bisedën?
Dëshmitari X: Normale, kur e pashe të djali të lokali, të gjitha këto që u bënë, thashë çne këto përgjime ne.
Ti mendon se Agronin e kanë përgjuar të tjerët?
Dëshmitari X: Normale, unë s’kam lidhje,

Dëshmitari X: Nga ka ardhur kjo e di Agroni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA