“Kemi taksat dhe çmimin më të lartë të naftës”, kreu i PD paralajmëron nismën në Kuvend: Do të çojmë ligje mbrojtëse
03/04 19:26
Po ashtu si edhe në javën e kaluar, pasi e konsumoi kohën e tij duke folur në Kuvend, kreu i PD, Luzim Basha e vazhdoi fjalën e tij në “Facebook”.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tërhoqi vëmendjen duke ndërprerë dy herë për 10 minuta seancën. “E ndërpres seancën, duke të tërhequr vëmendjen sipas rregullores së Kuvendit”, tha Ruçi duke iu drejtuar Bashës.
Megjithatë, Basha vazhdoi fjalën e tij dhe akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.
Top Channel