Sapo ka mbërritur në Sofje, ku zhvillohet samiti i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, Donald Tusk ka mbajtur fjalën e tij, ku mes të tjerash foli dhe për perspektivën e rajonit.

Në lojën e re globale, Europa do të jetë ose një nga lojtëraët kryesore ose një peng, kjo është vetmja alternativë e vërtetë u shpreh Tusk.

“Nesër, ne do të takojmë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor kolektivisht për herë të parë në pesëmbëdhjetë vjet. Do të jetë një mundësi për të dyja palët që të riafirmojnë se perspektiva evropiane mbetet zgjedhja gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor. Përtej perspektivës afatgjatë, ne duam të tregojmë se ne kujdesemi për zhvillimin socio-ekonomik në rajon këtu dhe tani. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE-së. Dhe do të jetë objektivi i samitit tonë. Unë shpresoj që t’i sjellim miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor më afër BE-së”, është shprehur Tusk.

Referuar zhvillimeve botërore, ai përdori shprehjen mjaft të thjeshtë: “Ose jemi së bashku, ose nuk do të jemi fare”.

“Çdo gjë që do të diskutojmë sot dhe nesër, ka një dimension global. Nuk kam asnjë dyshim se në lojën e re globale, Europa do të jetë ose një nga lojtarët kryesorë, ose një peng. Kjo është e vetmja alternativë e vërtetë. Për të qenë subjekt dhe jo objekt i politikës globale, Evropa duhet të jetë e bashkuar ekonomikisht, politikisht dhe gjithashtu ushtarakisht si kurrë më parë. Për ta thënë thjesht: ose jemi së bashku, ose nuk do të jemi fare”, tha Tusk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA