Mjaftuan dy orë shi dhe disa rrugë në qytetin e Vlorës u gjendën menjëherë nën ujë.

Edhe kësaj here u përmbytën rrugët dhe zonat më problematikë si bulevardi Ismail Qemali, zona e Skelës, lagja 29 Nëntori ku uji shkoi deri në 30 cm pas shirave. Edhe pse pastrimet e pusetave është bërë nga punonjësit e bashkisë , sërish këto rrugë përmbyten. Uji ka qenë prezent deri në orët e para të ditës së sotme.

Shirat e rënë pasditen e djeshme shkaktuan një sërë problemesh në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë ku prurjet e shiut autostradën me ujë.

Niveli i lartë i ujit vështirësoi kalimin e mjeteve. Edhe në fshatit Gosë e Vogël pati vërshim të ujërave, dhe bllokimi i rrugëve dhe kanaleve gjë që e çoi ujin në oborre.

Ndërsa në Rrogozhinë uji depërtoi në disa biznese, por pa shkaktuar dëme. Shkak u bën mosfunksionimi i pusetave për tërheqjen e ujit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA