Penalltia “fantazmë” vë në pranga arbitrin

16/05/2018 13:54

Nejsmesniji siguroi vendin e tretë në kampionatin serb të futbollit dhe klasifikimin për në Europa League me një fitore me polemika.

Skuadra vendase mposhti 2-0 Spartak Subotica, falë edhe një 11-metërshi që ende nuk dihet pse arbitri e akordoi.

Por tashmë ka ardhur edhe reagimi, i cili është i paprecendetë. Për penalltinë fantazmë ka reaguar edhe policia, e cila e ka vënë në pranga arbitrin Srdjan Obradoviç që tashmë është në akuzë për shpërdorim detyre, duke favorizuar haptazi ekipin vendas me penalltinë e akorduar.

Arbitri nuk akuzohet vetëm për këtë vendim absurd, por edhe se ka ndikuar edhe në golin e parë të skuadrës, madje gjatë gjithë takimit. Mediat në Serbi shkruajnë se nuk është hera e parë që Obradoviç bëhet qendra e polemikave në futbollin serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA