
Tom Doshi garon në Shkodër! PSD shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit, kërkon votën e diasporës
22/02 19:32
Pas fjalimit të Kryeministrit Rama në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Ai tha në një deklaratë për mediat se Rama mori në mbrojtje Xhafajn njësoj si Tahirin që sot është nën arrest.
“Rama është koka i krimit të organizuar. Ai i diktoi Prokurorisë qëndrimin për audiopërgjimin”, tha Paloka.
Nënkryetari i PD theksoi se dorëzimi i Agron Xhafajt është domethënia më e qartë se kush na qeveris.
Ai kërkoi edhe njëherë largimin e ministrit Xhafaj, ndërsa tha se Rama do të pendohet dhe se nuk ka parë gjë akoma.
Top Channel