“Franca po studion vendimmarrjen”, Rama: Macron tha se reflektimi ka të bëjë me reformimin e Europës

16/05/2018 11:21

Në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama informoi deputetët socialistë mbi takimin me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Në takimin që zgjati jashtë parashikimit për shkak të një bisede shteruese mbi disa tema të rëndësishme mund tu them me plot gojën se dëgjova nga presidenti fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë, rolin në rajon, linjëzimin konseguent i politikës sonë të jashtme me atë të BE, reforma në drejtësi, procesi i vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, reformimi i policisë së shtetit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me policinë franceze, arritjet serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përkatësia e fortë europianiste e shqiptarëve u përmendën me radhë dhe kosniderata të larta nga presidenti i Francës. Ai tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër pasi sipas tij nuk është çështja vetëm e Shqipërisë dhe Maqedonisë, të cilat citoj: meritojnë vlerësimin më të lartë për këtë fazë të procesit”, por tema e gjerë e reformimit të Europës që diktojnë një reflektim të thelluar të Francës para marrjes së vendimit përfundimtar në qershor”, tha Rama.

Opozita, tha ai, po tenton të pengojë Shqipërinë në këto metra të fundit para çeljes së negociatave. “Me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet në një problem të madh për ta pasi ajo hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha të krimit dhe korrupsionit shtetëror në vite dhe lidhjeve reale të politikës me aktivitete kriminale, që nga pastrimi i aprave me vulën e partisë deri në kuintalet e kokainës të fshehur nën banane me ndihmën e prokurorisë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA