Dorëheqja ndërpreu vettingun, KPA hedh shortin për ish prokurorin e Kavajës

16/05/2018 09:01
Prokuroria e Kavajes

Të njëjtin fat si Adriatik Llalla ka dhe ish prokurori i Kavajës, Sulejman Tola. Ai dha dorëheqjen nga funksioni i tij, duke mos kaluar në procesin e rivlerësimit.

Por edhe vendimi i KPK për Tolën u apelua nga Komisioneri Publik pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ky i fundit ka caktuar të martën trupin gjykues.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola. Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama
Luan Daci
Sokol Çomo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA