Llava që rrjedh nga të çarat gjigande në anët e vullkanit në shpërthim Kilauea, në Hauai, po kërcënon tani edhe rrugët.
Zyrtarët po marrin në konsideratë mundësinë e evakuimit të mijëra banorëve, përpara se trajektoret e largimit të ndërpriten. Llava nga një e çarë e re gjigande e tokës rridhte madje edhe përmes tokave bujqësore, duke iu afruar një rruge bregdetare, që është edhe një nga trajektoret e fundit të largimit për rreth 2 mijë banorë në zonën juglindore të ishullit të madh të Hauait.
Që kur shpërthimi nisi 10 ditë më parë, dhjetëra shtëpi janë shkatërruar. Kryqi i Kuq amerikan tha se 500 persona kanë kërkuar strehë në qendrat e hapura prej tij mbrëmjen e së dielës, për shkak të aktivitetit më intensiv të vullkanit.
Top Channel