Vetëm pak ditë më parë në Tiranë, pasagjerët e një autobusi debatuan me fatorinon pasi ata pretendonin se autobusi ishte vonuar 1 orë dhe vendosën të mos e paguajnë biletën.
Por krejt e kundërta ndodh në Japoni. Një kompani trenash i ka kërkuar falje udhëtarëve të saj pasi treni ishte nisur vetëm 25 sekonda më herët.
Kompania ka kërkuar ndjesë për “shqetësimin e madh” të shkaktuar te pasagjerët pasi një prej trenave të tyre në stacionin Notogawa, në Shiga, gabimisht ishte larguar më herët nga platforma.
Makinisti kishte menduar se duhej të nisej në 07:11 nga stacioni. Ai e kuptoi që po gabonte, por ishte shumë vonë. Disa prej pasagjerëve nuk e kapën dot trenin, ndërsa njëri prej tyre raportoi situatën.
Ndërsa kompania mendoi se duhej t’u kërkonte falje të gjithëve atyre që ishin prekur nga kjo situatë.
Top Channel