Një 63-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare duke e lënë shtatzënë. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.
“Shtetasi Murat Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë”, njofton policia e Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.
Por ndërkohë në Cërrik një tjetër ngjarje e rëndë me të mitur, ku një 20-vjeçar akuzohet për veprime të turpshme, pasi në rrugë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë një 12-vjeçare.
Top Channel