Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kryejmë nderime në vendin ku u vra Martin Cani
24/11 20:58
Opozita do të nisë sërish protestat. Pas deputetëve të PD dhe LSI në komisonet parlamentare, ku folën sërish për çështjen “Xhafaj”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët.
Burime brenda selisë blu bëjnë të ditur se opozita do të nisë protestat dhe të mërkurën do të protestohet para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.
Ndërkohë që për të enjten është parashikuar prej opozitës të mos ketë një seancë normale parlamentare.
Më herët, kryetari i PD-së, Basha në një dalje për mediat tha se Xhafaj duhet të japë dorëheqjen dhe ti nënshtrohet ligjit antimafia.
Top Channel