Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përmes një postimi në rrjetet sociale se do të flasë ditën e mërkurë në orën 11:00 për akuzat e opozitës ndaj Fatmir Xhafajt.

Postimin e tij ai e nis me fjalët: “Jemi të gjithë njësoj?Jo! S’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!”

Reagimi i parë nga opozita mbërrin nga Edmond Spaho, që shënjestron pikërisht këto fjalë të përdorura nga kreu i Qeverisë.

“Edi Rama në përpjekje për të mbrojtur klikën e tij të inkriminuar paska thënë që nuk jemi të gjithë njësoj. Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojmë prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar!”, shkruan deputeti demokrat po në rrjetet sociale.

“Edi Rama është ai që emëron ministrat e Brendshëm me lidhje familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës! Ne jemi ata që e zbulojmë këtë të vërtetë! Ne nuk jemi njësoj! Ne anëtarësuam vendin në NATO dhe hoqëm vizat! Edi Rama, me bashkëqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian të vendit”, mbyll reagimin e tij Edmond Spaho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA