Vetëm një ditë pas publikimit të përgjimeve audio, dhe qëndrimit të socialistëve të shprehur nga Taulant Balla, ky i fundit dhe Erion Braçe kanë zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Mësohet se të dy socialistët janë parë të hyjnë në godinën e ministrisë, por nuk ka ende informacion për çfarë është diskutuar.
Një ditë më parë, Balla i kërkoi prokurorisë të hetojë çështjen. “PD pretendon se materiali është autentikë dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, kemi të bëjmë me një provë që implikon ministrin dhe të vëllain. Por a është një provë apo një inskenim për të baltosur këdo që i del përpara? Prokuroria mund t’i japë përgjigje. Në zbatim të ligjin, disponuesit e këtij materiale as të provuar dhe as autentik, duke të depozitojnë materialin në Prokurori. Prokuroria nuk duhet të ja lërë këtë çështje akuzatorëve, por duhet të fillojë hetimet. Shqiptarët të marrin të vërtetën. Për ne askush nuk është mbi ligjin dhe nuk e bën ligjin. Prokuroria të mos humbë asnjë moment dhe të hetojë çështjen. Këtu ose duhet të ndëshkohet i akuzuari ose të ndëshkohen akuzuesit e kësaj shfaqe”, tha Balla një ditë më parë.
Top Channel