Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj klientit të tij do të prishet në Apel.

“Jemi të bindur që ky veprim do të prishet nga gjykata e apelit pasi pretendimi ynë është pretendim ligfjor, sepse për ne është një masë e përsëritur marrë po nga e njëjta gjyqtare dhe një masë që është prishur herën e parë. Kemi të bëjmë me faktin që herën e parë është kërkuar masa më e lehtë ndalimi për të dalë jashtë shteti, ndërsa sot masa më ekstreme dhe kur gjykata e Apelit gjeti pavend daljen jashtë shtetit…”, tha Haxhia.

Ai foli dhe për Orges Liperin, pronarin e skafit me të cilën ka udhëtuar Tahiri, por thotë se është marrë hua për një udhëtim dhe pësoi difekt. Hedh poshtë pretendimet e prokurorit Hajdarmataj, duke thënë se në drejtësi nuk ka them unë apo them ti.

“Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen, e vet për në Greqi, është një skaf i një biznesmeni që ia ka marrë hua për një udhëtim dhe pasi ka pësuar difektë është kthyer në Shqipëri. Në drejtësi nuk ka as unë them ti thua, në prokurori ka unë provoj me këto dokumenta këtë pretendim dhe një gjë e tillë nuk është provuar”, thotë Haxhia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA