Grup kriminal për falsifikimin e vizave, arrestohen dy policët e Tiranës

15/05/2018 10:09

Dhjetë persona u arrestuan mbrëmjen e të hënës nga policia e Tiranës, mes të cilëve dy janë policë.

Kanë qenë hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në finalizimin e operacionit.

Burime jozyrtare bëjntë të ditur se janë arrestuar Arian Uku dhe Entela Çala, inspektor në Seksionin e trafikut interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe specialistë në Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë.

Krimet e Rënda kanë nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tyre me akuzën e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe formularëve, si dhe grup i strukturuar kriminal.

Një ditë më parë u bë e ditur se u zbuluan dhe dy laboratorë ku realizohej falsifikimi i dokumenteve, por priten detaje të tjera nga operacioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA