Një foshnje tetë-muajshe është regjistruar mes viktimave palestineze në Gaza, e asfiksuar nga gazi lotsjellës që u lëshua nga ushtarët izraelitë gjatë përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem.

Vajza 8-muajshe Lejla Anvar Gandur është një nga tetë fëmijët që humbën jetën këtë të hënë, pasi ushtria izraelite përdori forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve në kufirin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

Foshnja ka vdekur e asfiksuar nga gazi lotsjellës. Funerali u mbajt të martën, ditën e “Nakba-s”, që përkujton dëbimin e 700,000 palestinezëve nga banesat e tyre rreth 70 vite më parë.

1300 nga 2700 të plagosurit e protestës janë qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që gati 60 humbën jetën. Sipas autoriteteve palestineze, ky ka qenë numri më i lartë i viktimave që nga përballja e vitit 2014.

FOTO GALERI
1/3
Lejla Anvar Gandur është një nga tetë fëmijët që humbën jetën këtë të hënë, pasi forcat izraelite përdorën forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve në kufi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA