E marta nis me kthjellime, por shirat vijnë pasdite
15/05/2018 09:22
Sipas Meteoalb, deri në mesditë vijojnë kthjellime të shkurtra dhe shira të dobët por pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke sjellë shira me intensitet mesatar deri të lartë në pjesën më të madhe të vendit.
Këto kushte vijojnë edhe në mbrëmje. Temperaturat mbeten konstante gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie me 2 – 3°C duke ulur maksimumin në 24°C.
Top Channel