Kryeministri Edi Rama do të flasë paraditen e së mërkurës në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Jemi të gjithë njësoj?Jo! S’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me ministrin e Brendshëm”, shkruan Rama.

Rasti “Xhafaj” nuk do të jetë e vetmja temë diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Kryeministri pritet që të flasë edhe për negociatat dhe të paktën të sinjalizojë nëse vizita në Paris dhe takimi me Presidentin francez, Emmanuel Macron i kanë mbushur mendjen këtij të fundit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Nesër në 11:00 përpara grupit parlamentar dhe për ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA