Presidenti amerikan Donald Trump me politikën e tij të ashpër e ka ringjallur debatin politik mes Moskës dhe Berlinit. Me 11 maj është zhvilluar një telefonatë mes presidentit rus Putin dhe kancelares Merkel. Ndërsa me 15 maj do të takohen në Bruksel ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës me kolegun e tyre iranian. Më 18 maj është planifikuar të mbahet në Soçi një takim mes kancelares Merkel dhe presidentit Putin.
Rivalët Shiitë të kryeministrit irakian, Haidar al Abadi, kanë fituar jo pak vota në zgjedhjet parlamentare të së shtunës. Sipas rezultateve të pjesshme, me numrin më të madh të votave të numëruara, një bllok i kryesuar nga kleriku Moqtada al Sadr dhe një tjetër grup i udhëhequr nga një lider milicish, janë përpara. Sipas zyrtarëve elektoralë, aleanca qeverisëse e Abadit, renditet e treta.
Zgjedhjet ishin të parat që kur qeveria shpalli fitoren mbi të ashtuquajturin shteti islamik, vitin e kaluar. Sidoqoftë, rezultatet e plota, do të shpallen në vijim. Sistemi kompleks elektoral në 18 provincat e Irakut, sidoqoftë, ka dëshmuar se përbërja përfundimtare e parlamentit me 329 anëtarë, është ende e pambyllur.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 44.5 për qind, shumë më pak se në zgjedhjet e mëparshme. Irakianët kanë votuar lista rivale kandidatësh. Pjesa më e madhe janë Shiitë apo Sunitë, edhe pse kurdët kanë listat e tyre.
Qeveria Shiite e udhëhequr nga Abadi, është lëvduar jo pak për luftën kundër militantëve të ISIS dhe siguria është përmirësuar gjerësisht në vend. Por, pavarësisht sigurisë në rritje, Iraku vazhdon të përpiqet të rindërtohet pas katër vitesh luftë me ISIS. Shumë irakianë sidoqoftë, janë të zhgënjyer me korrupsionin e kudogjendur dhe ekonominë e dobët.
Top Channel