Dy persona janë arrestuar në Lushnje dhe në Fier pasi villnin kabull elektrikë, duke lënë pa energji një serrë dhe një kompani telefonike.
Sipas policisë në Lushnje është arrestuar Ervin Dervishi, 30 vjeç, pasi në fshatin Zgjanë, ka vjedhur kabujt elektrikë të serave të shtetasve L.A, 51 vjeç dhe P.A, 46 vjeç.
Gjithashtu, më 11 maj Dervishi rezulton se ka vjedhur edhe 50 metër kabëll elektrik të një kompanie telefonike në Lushnje.
Nga hetimet e kryera, ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në qytetin e Lushnjes për dokumentimin e të cilave po punohet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz” me të cilën dyshohet se është kryer vjedhja dhe 280 metër kabull.
Ndërkohë në Fier është vënë në pranga Keli (Ervin) Lumanaj, 36 vjeç, banues në lagjen “Naftëtari” Patos.
Në lagjen “Dukas” Patos, Lumanaj u kap duke vjedhur kabllon e ndriçimit të rrugës.
Top Channel