Tregu i Pogradecit ka të paktën 300 tregtarë, mes të cilëve shitës ushqimesh, fruta -perimesh dhe veshjesh, por pavarësisht se për qytetarët është vendi ku mund të blihet më lirë, ai është jashtë çdo lloj standardi.
Qyteti, i cili të ardhurat i mbështet tek turizmi shpesh lakohet për nivel të lartë papunësie, ndërsa duket se hendeku po thellohet dita ditës.
Prodhimet bujqësore shiten në tenda të improvizuara plasmani, ndërsa ushqimet dhe veshjet mes lagështirës. Ndërkohë, tregtarët pohojnë se kjo vjen si pasojë e mungesës së një tregu të mirëfilltë.
Pogradeci njihet për mikpritjen dhe është destinacion turistik veror që si alternative për ata që nuk zgjedhin detin ofron freskinë.
Por edhe ky qytet ka pikë të dobët infrastrkturën që manifestohet jo vetëm në rrugë të prishura, por dhe tregje me cilësi të dobët që ndikojnë jo vetëm në jetën e përditshme për banorët por edhe të të pushuesve në verë.
Top Channel