“Tahiri”, Meta: Drejtësia të veprojë e pavarur
14/05/2018 11:24
Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur në respekt të shtetit të së drejtës. Ky ka qenë komenti i kreut të Shtetit Ilir Meta i pyetur nga gazetarët për çështjen “Tahiri”.
Meta ndodhet në Cërrik, ku mori pjesë në panairin e Agrobiznesit dhe Artizanatit. Ai u takua me prodhues, zejtarë e fermerë të zonës, ku bëri apel për promovimin e produkteve bio “Made in Albania”.
Më herët, ai mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë.
Top Channel