Skena dhune, viktima e mbi 500 të plagosur janë shënuar në Rripin e Gazës, teksa mijëra palestinezë kanë dalë të protestojnë kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem.
Me dhjetëra raportohet se janë palestinezë të cilët kanë humbur jetën gjatë protestës së dhunshme paraditen e sotme në Izrael.
Nga sa raportohet mes më tepër se 500 të plagosurit, dhjetëra prej tyre kanë plagë plumbash, të qëlluar nga forcat izraelite, të cilët sipas autoriteteve janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për vetëmbrojtje pasi protestuesit kanë kaluar gardhin e sigurisë.
SHBA hapi sot ambasadën e re të saj në Jeruzalem, një lëvizje kjo tejet e pëlqyer nga Izraeli, por e dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive.
Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesë në ceremoninë e të hënës, përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.
Ndërsa pjesa më e madhe e diplomatëve evropianë, nuk do të jenë të pranishëm. Vendimi i Trump për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi ka zemëruar palestinezët që pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez.
Izraeli, mori kontrollin e Jerusalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e konsideron atë si kryeqyteti i përjetshëm, i pandashëm.
Top Channel