Pas denoncimit të fundit dhe publikimit të audiove nga Partia Demokratike, të cilat pretendojnë se bëhet fjalë për një bisedë mes vëllait të ministrit Xhafaj dhe një tjetër personi të quajtur “Bashkëpunëtori X”, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste, me anë të Taulant Balla.
Balla i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë menjëherë çështjen dhe të ndëshkojë të akuzuarin nëse ka prova ose akuzuesit e kësaj shfaqe.
“PD pretendon se materiali është autentikë dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, kemi të bëjmë me një provë që implikon ministrin dhe të vëllain. Por a është një provë apo një inskenim për të baltosur këdo që i del përpara? Prokuroria mund t’i japë përgjigje. Në zbatim të ligjin, disponuesit e këtij materiale as të provuar dhe as autentik, duke të depozitojnë materialin në Prokurori. Prokuroria nuk duhet të ja lërë këtë çështje akuzatorëve, por duhet të fillojë hetimet. Shqiptarët të marrin të vërtetën. Për ne askush nuk është mbi ligjin dhe nuk e bën ligjin. Prokuroria të mos humbë asnjë moment dhe të hetojë çështjen. Këtu ose duhet të ndëshkohet i akuzuari ose të ndëshkohen akuzuesit e kësaj shfaqe”, tha Balla.
Top Channel