Kjo është rruga “Caush Asllani” në lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Edhe pse një aks i rëndësishëm, i cili i shërben jo vetëm banorëve të zonës, por lidh edhe shkollën “Naim Frashëri” dhe institucionet e gjykatës dhe prokurorisë, përsëri rruga prej disa vitesh ndodhet në këtë gjendje.

Top Channel u interesua edhe pranë Bashkisë së Elbasanit sipas së cilës, rruga “Caush Asllani” është tenderuar 26 mars të këtij viti, por procedura është pezulluar pasi njëri nga operatorët pjesëmarrës me ofertë me të lartë se operatori i parë i kualifikuar, ka paraqitur ankesë pranë Autoritetit Kontraktor.

Autoritetit Kontraktor e ka refuzuar ankesën e paraqitur si të pabazuar në ligj, si rrjedhojë operatori ekonomik ka bërë ankesë në një shkallë më lart, në Komisionin e Prokurimit Publik.

E deri në përfundimin e procedurave burokratikë të institucione ve publike, janë qytetarët ata që do të vuajnë gjendjen e kësaj rruge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA