Atentat ndaj pronarëve të pikës së bastit, prokuroria: 24 vite burg 32-vjeçarit

14/05/2018 18:28
Momenti i arrestimit të Blendo Alikajt në një lokal nga dy oficerë policie të veshur civilë

Prokuroria kërkon 24 vite burg për Blendo Alikaj, i akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Blendo Alikaj, që përdorte edhe një tjetër identitet akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja për të cilën gjykohet Alikaj ndodhi më 5 janar të 2017-ës, kur ai tentoi të vriste dy persona, pronarë të një pike bastesh në Vlorë, të cilët më pas mbetën të plagosur së bashku me një person të rastësishëm, pasi atentati nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Për më shumë se 10 muaj gjatë 2017-ës, Alikaj ishte në kërkim, ndërsa u arrestua në kryeqytet në nëntor të vitit të kaluar në zonën e “Unazës së Re”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA