Heroi i kësaj të diele në kryeqytet është një punonjës i Policisë Bashkiake. Një qytetar me aftësi të kufizuara ka kërkuar ndihmë për të kaluar rrugën në semaforin pranë qendrës së kryeqytetit.
I menjëhershëm ka qenë dhe përgjigja e një prej efektivëve të patrullës së Policisë Bashkiake me shërbim në atë zonë, i cili është treguar i gatshëm për të ndihmuar zotërinë duke e kaluar të sigurt kryqëzimin.
Ky veprim është përshëndetur nga mjaft kalimtarë të rastit, ndërkohë që video është kthyer në virale në rrjetet sociale.
Në dy vitet e fundit Policia Bashkiake ka ndryshuar sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.
Top Channel